Në ditët e para të vitit 2026, rreth 1,200 të rinj në Kroaci kanë marrë letra zyrtare që i njoftojnë për thirrjen në shërbimin e detyrueshëm ushtarak, i cili do të zgjasë dy muaj.

Ata përfaqësojnë brezin e parë që përballet me rekrutimin e detyrueshëm që nga viti 2008, kur Kroacia e hoqi këtë shërbim në kuadër të profesionalizimit të forcave të armatosura, pak para anëtarësimit në NATO.

Rivendosja e shërbimit ushtarak vjen në një kontekst të ri sigurie në Evropë, ndërsa autoritetet kroate kanë shprehur shqetësim për kapacitetet e kufizuara të ushtrisë, e cila aktualisht numëron më pak se 15 mijë trupa aktive.

Qeveria kroate e propozoi rikthimin e shërbimit kombëtar për meshkujt pas përfundimit të arsimit të mesëm përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024. Ministri i Mbrojtjes, Ivan Anusiç, deklaroi se shërbimi ushtarak do të ndihmonte në disiplinimin e të rinjve dhe përgatitjen e tyre për situata të mundshme kërcënuese.

Sondazhet treguan mbështetje të gjerë për këtë nismë, me rreth 70 për qind të qytetarëve që u shprehën pro. Partia në pushtet HDZ u rizgjodh dhe më pas e vuri politikën në zbatim. Ligji përkatës u miratua në tetor të vitit të kaluar në parlament, me shumicë dërrmuese votash.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, kontaktimi i grupit të parë të rekrutëve ka kaluar pa kundërshtime të mëdha, ndërsa ekspertë të sigurisë vlerësojnë se interesi për shërbimin ushtarak është më i lartë se numri i vendeve të disponueshme në këtë fazë.

Rikthimi i shërbimit të detyrueshëm në Kroaci shihet si pjesë e një tendence më të gjerë në rajon, ku disa shtete po rishqyrtojnë politikat e tyre të mbrojtjes për shkak të ndryshimeve në mjedisin e sigurisë evropiane.

Burimi: DW (Deutsche Welle)

https://amp.dw.com/sq/kroacia-rikthen-shërbimin-ushtarak-të-detyrueshëm-pas-17-vjetësh/a-75493256

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *