Jurgen Kloppi po konsiderohet si një kandidat serioz për stolin e Realit të Madridit pas shkarkimit të Xabi Alonsos. Për shumë vite, emri i trajnerit gjerman është lidhur me klubin spanjoll, por kjo herë interesimi duket më konkret.

Sipas raportimeve të Football365, Kloppi do të ishte i gatshëm të merrte drejtimin e projektit të ri në Madrid, por me një kusht të rëndësishëm: transferimin e mesfushorit Bruno Guimaraes nga Newcastle United. Trajneri e sheh brazilianin si element kyç për stilin e tij të lojës dhe bazën mbi të cilën mund të ndërtohet ekipi i ardhshëm.

Zgjedhja e Guimaraesit ka surprizuar shumë, pasi nuk i ngjan profilit klasik të mesfushorëve historikë të Realit të Madridit si Modrici apo Kroosi. Megjithatë, Kloppi vlerëson energjinë, lidershipin dhe aftësinë e tij për të mbështetur një lojë intensive dhe vertikale.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *