Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë një deklaratë zyrtare lidhur me operacionin e zhvilluar gjatë fundjavës, ku u godit një grup kriminal i përfshirë në mashtrimin e qytetarëve italianë dhe evropianë përmes call center-ave.

Sipas SPAK-ut, grupi operonte duke u paraqitur si kompani investimesh, kryesisht në kriptomonedha, me qëllim përfitimin e paligjshëm të shumave të mëdha financiare nga viktimat.

Hetimet kanë zbuluar se aktiviteti mashtrues drejtohej nga tre vëllezër, Agim Prekaj, Alfred Prekaj dhe Arjan Prekaj, të cilët aktualisht janë shpallur në kërkim.

Gjatë operacionit janë arrestuar gjashtë persona, konkretisht:

Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi dhe Odeas Kuqi.

SPAK-u bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *