Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ftesës zyrtare që ish-presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën.

Në një reagim publik, Rama sqaron se Shqipëria nuk do të paguajë 1 miliard euro për të qenë pjesë e këtij bordi në mënyrë të përhershme. Ai thekson gjithashtu se vendi ynë nuk do të pranojë emigrantë nga Palestina, duke hedhur poshtë spekulimet e ngritura së fundmi në opinionin publik.

Sipas kryeministrit, roli i Shqipërisë në këtë iniciativë lidhet me angazhimin diplomatik dhe politik për paqen, dhe jo me detyrime financiare apo marrëveshje për zhvendosje popullsie.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *