Qarkjet politike gjermane po shqyrtojnë mundësinë e bojkotimit të Kupës së Botës FIFA 2026, pas planit të Presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur kontroll mbi Grenlandën, territor danez strategjik. Turneu do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Jürgen Hardt, zëdhënës i politikës së jashtme i grupit parlamentar CDU/CSU dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Kancelarit Friedrich Merz, deklaroi se një bojkot mund të jetë një “masë ekstreme” për të detyruar Uashingtonin të heqë dorë nga pretendimet ndaj ishullit. “Ne e kuptojmë sa e rëndësishme është kjo Kupë Bote për Trumpin,” shtoi Hardt në një koment për gazetën Bild.
Tensionet ndërkombëtare u rritën pas ndërhyrjes ushtarake amerikane në Venezuelë, që shtoi shqetësimet e Europës mbi mundësinë që SHBA të përdorë forcën për të aneksuar Grenlandën.
Në këtë kontekst, ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, kritikoi ashpër kreun aktual të FIFA-s, Gianni Infantino, duke e akuzuar për besnikëri të tepruar ndaj të pasurve dhe fuqishmëve dhe për një stil menaxhimi autoritar. “Pas pandemisë, Infantino po bëhet gjithnjë e më shumë një autokrat. Ai e humbi lojën. Sot ka më pak demokraci në FIFA sesa gjatë kohës së Blatterit,” tha Platini në një intervistë për The Guardian.

