Një ngjarje e rëndë është shënuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku një vajzë 16-vjeçare ka humbur jetën gjatë ditës së djeshme.
Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Shkodrës, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një arrest kardiorespirator. E mitura ka ndërruar jetë brenda ambienteve të spitalit, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Autoritetet bëjnë me dije se grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka nisur veprimet procedurale për të sqaruar shkaqet e sakta të humbjes së jetës së 16-vjeçares.

