Xabi Alonso po përgatitet për një kapitull të ri në karrierën e tij pas largimit nga stoli i Real Madridit, me mundësinë e rikthimit në futbollin anglez.

Spanjolli u shkarkua pas humbjes në Superkupë ndaj Barcelonës, një disfatë që vulosi fundin e periudhës së tij në Madrid. Përveç rezultateve të dobëta, raportohet se Alonso kishte edhe sfida në marrëdhëniet me disa lojtarë brenda dhomës së zhveshjes.

Megjithatë, emri i tij mbetet shumë i përfolur në tregun e trajnerëve. Situata në Angli e ka rikthyer atë në qendër të vëmendjes, pas largimeve dhe pasigurisë në klube si Manchester United dhe Tottenham.

Sipas “The Times”, Alonso është i interesuar të provojë veten në Premier Ligë, por planifikon të pushojë disa muaj dhe të rikthehet vetëm në fund të sezonit për të shqyrtuar ofertat.

Manchester Unitedi dhe Tottenhami janë klube që mund të kërkojnë trajner të ri në verë, ndërsa Liverpooli mbetet një pistë e fortë. Alonso ishte zgjedhja e parë e “Reds” në verën e vitit 2024 dhe rikthimi i tij te klubi shihet si mundësi serioze, për shkak të lidhjes së tij të fortë si ish-lojtar.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *