Pas publikimit të pamjeve të dronit kosovar “Skifteri”, i cili ka aftësi goditjeje me rreze veprimi deri në një mijë kilometra, janë dhënë sqarime të rëndësishme mbi vendin dhe kushtet e testimit.

Ridvan Aliu, prodhuesi i dronëve, bëri të ditur se testimi nuk është zhvilluar në Kosovë, por jashtë vendit, në lokacionin e klientit. Ai theksoi se goditja e regjistruar është reale dhe se pamjet janë realizuar me night vision dhe invert për arsye sigurie, sipas kërkesës së klientit.

“Kufizimi i informatave lidhet drejtpërdrejt me sigurinë dhe marrëveshjen me klientin. Projekti është i ndjeshëm për shkak të kapaciteteve teknologjike të dronit,” deklaroi Aliu.

Sipas të dhënave të publikuara, “Skifteri K1” ka kohë fluturimi prej 7 orë e 12 minutash, rreze veprimi mbi 1 mijë kilometra dhe kapacitet bartës deri në 42 kilogramë. Publikimi i pamjeve ka shkaktuar interes të madh publik, duke u konsideruar një zhvillim të rëndësishëm për teknologjinë e mbrojtjes dhe inovacionin vendor.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *