Pesë oficerë policie dhe një efektiv i RENEA-s dyshohen për përfshirje në veprimtari të basteve sportive të paligjshme, raporton BalkanWeb. Autoritetet kanë vendosur masa sigurie ndaj tyre dhe hetimet vijojnë.
Sipas burimeve, tre prej oficerëve janë lënë nën masën e “arrest shtëpie”, ndërsa për dy të tjerë është caktuar masa e ndalimit për të dalë jashtë vendit.
Hetimet për rastin janë në zhvillim e sipër, ndërkohë që pritet të publikohen detaje shtesë, përfshirë identitetin e personave të përfshirë dhe rolin e tyre konkret në këtë aktivitet të paligjshëm.

