Qeveria norvegjeze ka publikuar për herë të parë tekstin e plotë të shkëmbimeve me mesazhe midis kryeministrit norvegjez Jonas Gahr Store dhe presidentit amerikan Donald Trump, lidhur me Groenlandën, tregtinë dhe Çmimin Nobel për Paqen. Informacioni u bë publik sipas Aktit të Lirisë së Informacionit të Norvegjisë.

Sipas mesazheve, kryeministri Store i dërgoi Trumpit më 18 janar mesazhin e parë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik dhe uljes së tensioneve për çështjet e Groenlandës, Gazës dhe Ukrainës. Ai sugjeroi gjithashtu një telefonatë për të diskutuar më tej:

“Ne sugjerojmë një telefonatë me ju më vonë sot – me të dy ose veçmas – të na jepni një ide se çfarë preferoni! Me respekt, Alex dhe Jonas.”

Trumpi i përgjigjet në të njëjtën ditë duke theksuar se, për shkak të vendimit për mosdhënien e Çmimit Nobel për Paqen, ai nuk ndihej i detyruar të fokusohej ekskluzivisht në paqen, edhe pse ajo mbetet prioritet. Ai shton:

“Danimarka nuk mund ta mbrojë këtë tokë nga Rusia apo Kina… Bota nuk është e sigurt nëse nuk kemi kontroll të plotë dhe total të Groenlandës.”

Mesazhet zbulojnë gjithashtu shqetësimet e Trumpit lidhur me NATO-n dhe rolin e saj në mbrojtjen e interesave të Shteteve të Bashkuara.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *