Kryeministri Edi Rama, gjatë një aktiviteti përkujtimor për 4 protestuesit e vrarë më 21 janar, riktheu kujtimet e asaj dite dhe kritikoi ish-kryeministrin Sali Berisha. Rama u shpreh se qeverisja e atëhershme kishte reaguar ndaj protestës së opozitës me dhunë të armatosur.
“Para 15 vitesh, kjo godinë ishte mbrojtur nga një grup i armatosur, përzierje e Gardës së Rregullt dhe çetave paramilitare të kryeministrit të kohës. Të gjitha hyrjet ishin të mbrojtura me tela me gjemba, pas sulmit të armatosur të vitit 1998. Kryeministri i asaj kohe, njeriu që erdhi nga populli për të udhëhequr Shqipërinë, lëshoi kushtrimin për përgjigje me plumb balli ndaj protestuesve të opozitës së bashkuar,” deklaroi Rama nga Kryeministria.

