Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, ishte pjesë e homazheve të zhvilluara sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në nder të katër të vrarëve më 21 Janar. Ai rikujtoi humbjen e nipit të tij, i cili ndërroi jetë 15 vite më parë gjatë protestës së thirrur nga opozita e asaj kohe, dhe bëri thirrje për drejtësi.
“Vij çdo vit për të përkujtuar shpirtin e Aleksit dhe të familjeve të tjera. Shpresoj që ambasadorët e vendeve aleate të na dëgjojnë, pasi ata na kanë premtuar mbështetje. Shoqëria shqiptare pret drejtësi. Ne nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi. Përgjegjësia nuk duhet të harrohet. Qëndrojmë me shpresë te SPAK-u dhe Gjykata e Strasburgut”, tha ai.

