Karriera e Kristjan Asllanit po merr një kthesë të papritur. Pas shumë vitesh te Inter dhe një huazimi te Torino që nuk shkoi siç pritej, mesfushori shqiptar është përjashtuar nga ekipi italian, pasi drejtuesit e Torinos kërkojnë të mbyllin sa më shpejt marrëveshjen e huazimit me Interin.

Sipas mediave turke, Asllani ka pranuar ofertën e Beshiktashit dhe është gati për një transferim në Superligën turke. Problemi i vetëm mbetet harmonizimi mes klubeve, pasi vetë Asllani po nxit zhvendosjen drejt Beshiktashit.

Kjo lëvizje shihet si një sfidë e re, por gjithashtu si një hap mbrapa në karrierë, duke pasur parasysh eksperiencën e vështirë të Ernest Muçit në të njëjtin klub, ku ai nuk u vlerësua sa duhej.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *