Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare publike që zhvillohet sot në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me kërkesën e depozituar nga Kryeministri Edi Rama për çështjen e pezullimit të Belinda Ballukut.

Në Gjykatën Kushtetuese do të shqyrtohet mosmarrëveshja e kompetencës mes Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave, nga njëra anë, dhe GJKKO-së, nga ana tjetër, në lidhje me pezullimin nga ushtrimi i detyrës së një anëtari të Këshillit të Ministrave.

Sipas qëndrimit zyrtar, GJKKO vlerëson se nuk mund të legjitimohet si palë në një proces kushtetues me kërkues Kryeministrin, pasi një përfshirje e tillë do të cenonte parimin e ndarjes së pushteteve dhe pavarësinë e pushtetit gjyqësor. Gjykata thekson se nuk mund të thirret për të mbrojtur apo argumentuar një vendim të marrë prej saj.

Ky qëndrim i është përcjellë Gjykatës Kushtetuese përmes një shkrese zyrtare, ndërsa seanca pritet të zhvillohet sot mes një interesi të lartë publik dhe politik, për shkak të implikimeve institucionale që mbart kjo çështje.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *