Prokurori i SPAK-ut, Dritan Prençi, ka paraqitur argumentet ligjore përmes të cilave shpjegon se në rastin e pezullimit të Belinda Ballukut nuk ekziston konflikt kompetencash, siç pretendohet nga kryeministri Edi Rama.
Sipas Prençit, që të flitet për konflikt kompetencash mes pushteteve duhet të plotësohen tre kritere të përcaktuara nga ligji: së pari, mosmarrëveshja duhet të lindë mes organeve që përfaqësojnë pushtete të ndryshme; së dyti, ajo duhet të lidhet me organe që shprehin vullnetin e pushtetit përkatës; dhe së treti,
Në rastin konkret, SPAK-u vlerëson se këto kushte nuk janë të përmbushura. Prokuroria thekson se kërkesa e kryeministrit për shfuqizimin e vendimeve të GJKKO-së, që lidhen me masën e sigurimit personal apo me interpretimin e nenit 103, pika 3, nuk përbën kontroll kushtetues mbi ligjet dhe nuk krijon konflikt kompetencash mes pushteteve.
Më tej, Prençi nënvizon se pretendimi për konflikt kompetencash nuk mund të përdoret për të penguar hetimin penal ndaj ministrit. Sipas tij, ndjekja penale dhe vlerësimi i masës së pezullimit janë kompetenca ekskluzive të SPAK-ut dhe GJKKO-së dhe nuk mund të cenohen nga ndërhyrja e pushtetit ekzekutiv.

