Art Hasani, djali i ish-deputetit Nait Hasani, është arrestuar gjatë aksionit të madh të Prokurorisë Themelore në Prizren, i cili po heton rastet e dyshuara të manipulimit të votave.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda Prokurorisë, ndalimi i Hasanit u krye të premten me urdhër të institucioneve kompetente. Paparaci mëson se Art Hasani dyshohet se ka ushtruar detyrën e komisionerit gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Mëngjesin e të premtes, Prokuroria realizoi bastisje në disa lokacione në Prizren, në kuadër të hetimeve për mashtrime zgjedhore. Rreth 100 persona janë ndaluar, sipas burimeve të Paparacit, çka ka nxjerrë në pah edhe një problem të mundshëm institucional: mungesën e hapësirës në burgjet e vendit. Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) njoftoi Prokurorinë se nuk ka vend të mjaftueshëm për sistemimin e të gjithë të ndaluarve, ndërsa të dy institucionet po punojnë për të gjetur zgjidhje.

Arrestimet lidhen me manipulimin e votave të disa kandidatëve për deputet, përfshirë edhe Nait Hasanin. Pas rinumërimit të pjesshëm të votave në 19 komuna, Hasanit i janë hequr rreth tre mijë vota, duke e vendosur atë si kandidatin me më së shumti vota të hequra deri tani. Procesi i rinumërimit vazhdon në 19 komuna të tjera.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *