Më shumë se 100 zyrtarë të angazhuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) janë ftuar për marrje në pyetje nga organet e drejtësisë, në cilësinë e personave në dijeni, nën dyshimin për manipulim të votave gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit në Prizren.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për RTK-në se, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, po zhvillon një operacion në rajon lidhur me këto dyshime për keqpërdorim të votave. Zëdhënësja e Policisë, Luljeta Mehmeti, bëri të ditur se detajet e operacionit do të bëhen publike pas përfundimit të tij.

