Partia Demokratike po zhvillon një protestë kombëtare para Kryeministrisë. Në prag të tubimit, Policia e Shtetit ka njoftuar se do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullimin dhe parkimin e automjeteve në disa akse kryesore të kryeqytetit.

Sipas policisë, masat do të zbatohen për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, si dhe për mbarëvajtjen e protestës. Kufizimet do të përfshijnë segmente të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe disa rrugë përreth, ndërsa qarkullimi do të devijohet në rrugë alternative.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjen me automjete në zonat që do të bllokohen dhe të përdorin itinerare alternative. Gjithashtu, policia apelon që qytetarët të distancohen nga çdo veprim i kundërligjshëm që mund të cenojë rendin dhe sigurinë publike.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *