Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar që institucionet përgjegjëse të hetojnë deri në fund të gjitha rastet e dyshuara të manipulimit të votave.

Ai ka theksuar se trajtimi i këtyre rasteve përmes ligjit dhe vendosja e llogaridhënies për manipulimet e mundshme brenda subjekteve politike janë thelbësore për ruajtjen e integritetit të procesit zgjedhor.

“Komisionerë dhe individë që në mënyrë klandestine janë përfshirë në manipulimin e votave brenda subjekteve politike, duke dëmtuar kolegë dhe vetë subjektet politike, nuk do të kenë amnisti. I inkurajojmë institucionet përgjegjëse që hetimet të zhvillohen deri në fund”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook.

Ai ka nënvizuar më tej se çdo dyshim duhet të hetohet dhe se personat përgjegjës për manipulime duhet të përballen me ndëshkim.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *