Forma e lojtarëve të Shqipërisë ka pësuar ndryshime të dukshme brenda pak javësh. Nëse pak ditë më parë performanca e tyre na bënte optimistë për ndeshjen me Poloninë, tani situata është më e pasigurt.
Përveç rënies në formë, kampi kuqezi po përballet edhe me dëmtime. Nedim Bajrami dhe Medon Berisha mungojnë prej kohësh për shkak të dëmtimeve, ndërsa mbrojtja ka filluar të shqetësojë.
Ardian Ismajli u dëmtua dhe u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 25-të të ndeshjes kundër Comos. Gjendja e tij mbetet e paqartë, megjithatë mbrojtësi shpëtoi nga humbja e rëndë e Torinos, 6-0.
Nga ana tjetër, Berat Gjimshiti nisi si titullar kundër Parmës dhe nuk u zëvendësua në pjesën e dytë. Ende nuk dihet nëse trajneri Palladino e la pushim për shkak të një ndeshjeje të qetë 2-0 në pjesën e parë, apo për shkak të shqetësimeve fizike të mbrojtësit.

