Në orën 10:00 pritet të zhvillohet seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e cila ka në rend dite mbi 20 pika për shqyrtim.

Gazetari Osman Stafa, në një lidhje direkte nga Kuvendi, ka raportuar për News24 mbi zhvillimet që pritet të shoqërojnë këtë seancë. Sipas tij, bazuar në rendin e ditës, parashikohet një seancë e gjatë, përveç rasteve kur opozita do të vendosë të ndjekë skenarë bllokues.

Stafa theksoi se mbetet për t’u parë qëndrimi i Partisë Demokratike, nëse ajo do të vijojë me bllokimin e Foltores apo me protesta dhe akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si mbrojtës të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Opozita e akuzon Ballukun për vjedhje dhe korrupsion, ndërsa pretendon se kryeministri Rama po mbron një zyrtare që ndodhet nën akuzë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *