Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale fotografi nga vizita e tij zyrtare në Izrael, ku ka theksuar vlerësimin e veçantë ndaj Shqipërisë nga institucionet izraelite.
Në një postim në Facebook, Rama shkruan se vendi ynë është pozicionuar “në piedestalin e respektit më të lartë”, duke iu referuar edhe fjalës që ai mbajti në Parlamentin e Izraelit, në një sesion të posaçëm ku ishte i ftuar nderi. Ai ka publikuar gjithashtu tekstin e plotë të fjalimit të mbajtur përpara deputetëve izraelitë.
Kryeministri nënvizon se Shqipëria dhe Izraeli, ndonëse dy kombe të vogla, janë të mëdha në shpirt dhe do të mbeten të lidhura jo vetëm nga historia e përbashkët, por edhe nga një përkushtim i ndërsjellë për ruajtjen e vlerave njerëzore.

