Kryetari i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, ka reaguar pas vizitës së Kryeministrit Edi Rama në Izrael. Në një postim në Facebook, Qori thekson se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.

“Sot Edi Rama u takua me Kryeministrin Netanyahu. Kush nuk e di, Netanyahu është i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza nga Gjykata Penale Ndërkombëtare. Që prej vitit 2003, Shqipëria ka ratifikuar traktatin e Romës dhe njeh juridiksionin e kësaj gjykate,” shprehet ai.

Sipas Qorit, nëse ky takim do të ishte zhvilluar në Shqipëri, vendi do të kishte detyrimin ligjor të dorëzonte Netanyahun para Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

“Një shtet nuk ka vetëm interesa, ka edhe dinjitet dhe reputacion në marrëdhëniet ndërkombëtare. Kur humb dinjitetin dhe reputacionin, nuk mund të shkelësh interesat kombëtare, siç ka bërë kjo qeveri vitet e fundit. Sot është një ditë ku Edi Rama na bën me turp të gjithëve,” përfundon Qori.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *