Mario Mitaj vijon të ketë një situatë të paqartë tek Al Itihad. Lideri i Kombëtares shqiptare përfundoi sërish në tribunë gjatë ndeshjes së djeshme, ku ekipi i tij fitoi 2-1 ndaj Al Okhod.
23-vjeçari duket se është “peng” i trajnerit Serxho Konseisao. Trajneri portugez ka deklaruar se mbrojtësi është në planet e tij, por limiti i lojtarëve të huaj e ka penguar ta aktivizojë. Ndërkohë, tetë lojtarë të tjerë të huaj marrin vend në fushë nga Konseisao.
Vendimi i fundit për të lënë Mitajn në tribunë vjen pas një periudhe ku javën e kaluar ai u aktivizua nga minuta e parë, duke e bërë situatën të duket e çuditshme. Në total, ai ka luajtur vetëm në gjashtë ndeshjet e fundit, ndërsa pjesën tjetër i ka ndjekur si tifoz nga shkallët e stadiumit.
Oferta për transferim nuk kanë munguar, por situata aktuale ka bërë që e ardhmja e Mitajt tek Al Itihad të mbetet shqetësuese.

