Këshilli i Imunitetit dhe Mandateve, që pritej të trajtonte sot çështjen e zëvendës-kryeministres Belinda Balluku për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin, nuk ka mbajtur mbledhjen, pasi ajo u shty.
Shtyrja u bë pas kërkesës së deputetëve socialistë, të cilët kërkojnë që çështja të trajtohet vetëm pasi Gjykata Kushtetuese të japë vendimin e saj.
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, i pyetur nga gazetari Osman Stafa, theksoi se Balluku nuk ka imunitet ndërkohë që është nën hetim.
“Nuk jam pjesë e Këshillit të Mandateve dhe nuk e di si funksionon ai, unë merrem drejtpërdrejt me çështjet e ekonomisë. Më shqetëson ajo që pason pas ndryshimeve të fundit në Kodin Penal, të miratuara dje. Balluku nuk ka imunitet gjatë hetimit; ndaj saj është ngritur akuzë dhe vazhdon hetimi. Për çështje të koordinimit të Këshillit të Mandateve, pyesni kreun e Kuvendit,” deklaroi Braçe.

