Kristjan Asllani po afron drejt transferimit të tij të parë jashtë Italisë. Mesfushori shqiptar është shumë pranë firmës me Beshiktashin, ku aktualisht po diskutohen vetëm detajet e fundit. Sipas ekspertit të merkatos, Fabricio Romano, bisedimet mes turqve dhe Interit janë në fazë të avancuar dhe do të finalizohen në formë huazimi.
Kontrata do të përfshijë një klauzolë opsionale për blerje, e cila nuk është e detyrueshme. Beshiktashi duket se është klubi i vetëm jashtë Italisë që ka marrë përgjigje pozitive nga Asllani pas interesimit të tij.
Mesfushori ka pasur një eksperiencë të vështirë te Torino, ku marrëdhënia me trajnerin Marko Baroni u prish dhe rezultoi në uljen e tij në tribunë.

