Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder (S&D, Austri), u pyet sot rreth skandalit në AKSHI dhe denoncimeve të kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Berisha ka deklaruar se informacionet sekrete të NATO-s janë eksportuar te vende armike të Aleancës Ushtarake. Megjithatë, raportuesi Schieder nuk dha një koment të drejtpërdrejtë, duke theksuar se nuk mund të fliste për çdo gjë që thotë Berisha.

Referuar një dosjeje të SPAK për AKSHI-n, kryetari i opozitës Berisha ka akuzuar se një grup i strukturuar kriminal ka eksportuar te vendet armike informacione të NATO-s që disponon Shqipëria. A është shqetësuar BE-ja nga ky denoncim?

“Jo. Nuk mund të më bëni pyetje për gjithçka që thotë apo bën Berisha, pasi do të më duhet të dalë nga roli im institucional,” tha Schieder.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *