Ish-Princi Andrew ka lënë rezidencën e tij luksoze në Windsor dhe është zhvendosur në pronën mbretërore të Sandringham. BBC raporton se Andrew Mountbatten-Windsor u largua nga Lozha Mbretërore të hënën, pas daljes së emrit të tij në dosjet e Jeffrey Epstein.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur presioni ndaj tij është rritur ndjeshëm, për shkak të lidhjeve të mëparshme me financierin amerikan Jeffrey Epstein, të cilat janë rikthyer sërish në vëmendjen publike.

Sipas raportimeve të gazetës britanike The Sun, Princi Andrew po qëndron aktualisht në një banesë të përkohshme, Wood Farm Cottage, ndërsa rezidenca e tij e përhershme në të njëjtën pronë, Marsh Farm, është duke iu nënshtruar punimeve të rinovimit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *