Gazetarja e News24, Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Studio 24”, deklaroi se disa gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese janë nënshtruar presionit politik të qeverisë në lidhje me rastin e Belinda Ballukut.

Sipas Lalës, shtyrja e vendimit për pezullimin e Ballukut reflekton ndikimin e këtij presioni mbi trupën e gjyqtarëve. “Lajmi i sotëm është se GJK nuk ka marrë vendim, sepse brenda trupës ka dëshmitarë që janë nën presion politik. Ju e dini debatin mes Ramës dhe gjyqtarëve për çështjen e pagës”, tha ajo.

Gazetarja theksoi se gjyqtari Asim Vokshi ka kërkuar marrjen e vendimit për Ballukun, ndërsa Marsida Xhaferllari ka kërkuar më shumë kohë për shqyrtim. “Vokshi nuk ka kërkuar shtyrje, ndërsa Xhaferllari ka kërkuar vetëm kohë shtesë për të shqyrtuar dosjen. Disa gjyqtarë janë nën presion politik nga SPAK dhe faktorë ndërkombëtarë, duke u përpjekur të gjejnë një rrugë të mesme, por kjo nuk është drejtësia”, përfundoi Lala.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *