Ish-lojtari i Barcelonës, Kevin-Prince Boateng, ka zbuluar se i është dashur të “gënjejë” për të treguar dashurinë e tij ndaj Cristiano Ronaldos, vetëm për të bërë pjesë të skuadrës së Lionel Messit te Barcelona.
Boateng bëri një transferim befasues drejt “Camp Nou” në vitin 2019. Pas kalimit te klubi katalanas, ai kuptoi se nuk mund të fliste me tone pozitive për CR7-ën apo për rivalët e përjetshëm të Barcelonës, Realin e Madridit.
Kjo ishte e vështirë për Boatengun, pasi ai kishte qenë tifoz i Real Madridit që në fëmijëri. Cristiano Ronaldo, fitues i pesë herë i Topit të Artë dhe golashënuesi më i mirë në historinë e klubit, për të ishte një burim i madh frymëzimi.
Duke folur për “Unscripted” me Josh Mansour, Boateng tregoi se udhëzimet e klubit ndalonin çdo simpati ndaj Ronaldos:
“Gjithmonë kam thënë se doja të luaja për Real Madridin. Më është dashur të gënjej në një konferencë për shtyp, sepse dy vite më parë, kur luaja te Las Palmas, më pyetën kush ishte lojtari im i preferuar dhe unë thashë Cristiano Ronaldo. Po ashtu thashë se skuadra ime e preferuar ishte Real Madridi.”

