Kongresmeni amerikan Keith Self, gjatë një tryeze me deputetë shqiptarë në Kongres, theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të sillte më shumë stabilitet në Ballkan dhe do të ishte një hap i rëndësishëm për sigurinë rajonale.

Ai nënvizoi se kjo çështje duhet të përparojë pavarësisht kundërshtimeve të disa vendeve, duke e cilësuar integrimin e Kosovës në Aleancë si një mision personal të tij.

“Unë po kërkoj ekuilibër në Ballkan. Mendoj se një nga pjesët kyçe është anëtarësimi i Kosovës në NATO, e cila do të ishte një forcë jashtëzakonisht stabilizuese në rajon. Prandaj duhet të bëjmë përparim në këtë drejtim dhe t’u përgjigjemi kundërshtimeve të disa vendeve,” u shpreh Self.

Sipas tij, siguria në Ballkan mbetet e brishtë, duke e krahasuar rajonin me një “fuçi baruti”, ndaj theksoi nevojën për hapa konkretë që do të sillnin stabilitet afatgjatë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *