Kryeprokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Kimberly West, ka kërkuar dënimin me 45 vjet burg për katër të akuzuarit në rastin më të madh të Dhomave të Specializuara. West theksoi se secili i akuzuar duhet të gjykohet për veprimet e tij individuale.
“Kërkojmë dënimin për personat konkretë, jo për Shtabin e Përgjithshëm. ZPS-ja synon aktgjykim dënues për të gjitha pikat e aktakuzës me një dënim unik prej 45 vjetësh, bazuar në kontributet individuale të krimeve të kryera nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Këto krime, përfshirë krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, mbeten shumë të rënda dhe nuk kanë humbur rëndësinë e tyre me kalimin e kohës”, tha West.

