Memoriali i Gjergj Fishtës në Lezhë po përgatitet të kthehet në një qendër multifunksionale kreative me përmasa ndërkombëtare. Projekti realizohet në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” dhe një prej shkollave më prestigjioze të fotografisë në Francë (ESPN), me mbështetje nga partnerë evropianë.

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit do të shndërrojë këtë hapësirë në një pikëtakim për ekologjinë, shkrimin dhe fotografinë, duke sjellë një frymë të re në trashëgiminë kulturore shqiptare.

Qendra do të përfshijë:

  • Rezidenca Artistike & Shkëmbime: Artistë dhe studentë nga Shqipëria e Franca do të bashkëpunojnë në programe trajnimi dhe kërkimi shkencor.
  • Itinerari i Gjurmëve Fishtjane: Një rrugëtim hulumtues që lidh historinë e Fishtës me arkivin e Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.

Në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë, institucione ndërkombëtare dhe promotorë lokalë, projekti synon të rikthejë vëmendjen e turistëve drejt bukurive dhe shijeve unike të itinerareve historike të Lezhës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *