Punonjësit e kompanisë së sigurimit të Bankers Petroleum, “SHPSF Serjani”, kanë dalë në protestë pas 7 muajsh pa marrë paga dhe reduktimit të stafit, duke kërkuar zgjidhje urgjente për situatën e tyre.

Nga 380 punonjës, kompania ka mbetur me vetëm 120, të cilët pohojnë se nuk kanë marrë pagat për një periudhë të gjatë.

Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga drejtuesit e kompanisë dhe institucionet përgjegjëse, duke theksuar se puna vazhdon, por pa asnjë garanci financiare.

Punonjësit paralajmërojnë se do të vazhdojnë protestat paralelisht me punën deri në momentin kur të zgjidhet problemi i tyre. Kërkesa kryesore mbetet shlyerja e pagave të prapambetura dhe siguria për të ardhmen e punës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *