Avokati Luka Mishetiq ka deklaruar se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duhet të konsiderohet i pafajshëm si pikënisje për shqyrtimin e çështjes.
“Kur t’i filloni kuvendimet tuaja, ju duhet të filloni nga qëndrimi se Hashim Thaçi është i pafajshëm dhe më pas të vlerësoni nëse provat e paraqitura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ju bindin jashtë dyshimit të arsyeshëm për fajësinë e tij,” u shpreh Mishetiq para gjyqtarëve.
Ai gjithashtu njoftoi se mbrojtjes i nevojiten rreth katër orë për fjalën e saj gjatë procesit.

