Avokati i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Rodney Dixon, është shprehur i ashpër ndaj Zyrës së Prokurorit Special (ZPS), duke theksuar se provat ndaj Kadri Veselit janë të pamjaftueshme.

Ai ka kritikuar përpjekjet e ZPS-së, duke kërkuar që drejtësia të mos shtrembërohet. “Përfundimi i këtij gjykimi nuk duhet të jetë vetëm një sukses personal, por një precedent për brezat e ardhshëm, që të kenë besim në shtetin ligjor,” tha Dixon.

Avokati theksoi se për Veselin nuk mund të ketë shpallje fajësie për shkak të mungesës së provave. “Pavarësisht përpjekjeve të ZPS-së për të bindur gjykatësit, ne kundërshtojmë çdo vendim që nuk mbështetet në prova të forta dhe parime ligjore,” deklaroi ai.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *