Kryeministri Edi Rama ka shprehur kritika ndaj mënyrës se si po kryhen disa procedura hetimore, duke theksuar se duhet ruajtur balanca mes luftës kundër korrupsionit dhe respektimit të efektit që këto veprime kanë në shoqëri.

Ai u ndal te rastet e kontrolleve të shumta, duke thënë se kryerja e dhjetëra kontrolleve në banesa në ditë festash tregon mungesë ndjeshmërie ndaj pasojave psikologjike për qytetarët. Sipas tij, nëse përpjekjet për drejtësi nuk vazhdojnë në mënyrë të balancuar, vendi rrezikon të mos arrijë kurrë një drejtësi vërtet të pavarur.

Rama theksoi se punonjësit e administratës nuk duhet të trajtohen si objektiva për të rritur statistikat apo karrierën e askujt, ndërsa kritikoi edhe praktikën e lëshimit të urdhër-arresteve, që sipas tij në disa raste po bëhet në mënyrë të papranueshme dhe pa kriter.

Në të njëjtën kohë, kryeministri bëri të ditur se zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku i ka paraqitur dorëheqjen tre herë, pa dhënë më shumë detaje mbi rrethanat.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *