Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka dërguar urime Kosovës me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Në një letër drejtuar presidentes Vjosa Osmani, Trumpi thekson se SHBA-ja mbetet e palëkundur në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Ai shprehet gjithashtu gatishmërinë për të thelluar partneritetin mes dy vendeve, duke përfshirë rritjen e tregtisë dhe investimeve që nxisin prosperitetin e përbashkët.

“Ne presim me padurim të avancojmë bashkëpunimin tonë dhe të punojmë së bashku për paqen dhe stabilitetin, në përfitim të të dyja vendeve,” thuhet në letrën e presidentit amerikan.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *