Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Para se të hynte në godinë, Berisha iu drejtua gazetarëve me fjalët e njohura: “O Gys, e patë si ja bënë fytyrën Edi Ramës?”

Ish-kryeministri përballet me akuza për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave.

Për dy të tjerë, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina, prokuroria ka ngritur akuza për përfshirje në skema të pastrimit të parave, duke e zgjeruar listën e të akuzuarve në këtë rast.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *