This combination photos shows Pope Leo XIV at the central balcony of St. Peter's Basilica at the Vatican, May 11, 2025, left, and President Donald Trump during an event in the Roosevelt Room at the White House, May 12, 2025, in Washington. (AP Photo)

Vatikani ka refuzuar ftesën e presidentit amerikan Donald Trump për t’iu bashkuar nismës së quajtur “Bordi i Paqes”. Lajmi është bërë i ditur nga Kardinali Pietro Parolin, sekretar i Shtetit i Selisë së Shenjtë, i cili u shpreh se Papa kishte disa shqetësime lidhur me iniciativën dhe, për këtë arsye, nuk do të marrë pjesë.

Sipas tij, një nga çështjet kryesore lidhet me rolin e komunitetit ndërkombëtar në menaxhimin e krizave. “Për ne ka disa pika kritike që duhet të sqarohen. Në nivel ndërkombëtar, mbi të gjitha duhet të jetë Organizata e Kombeve të Bashkuara ajo që administron situata të tilla krize. Kjo është një nga pikat ku kemi këmbëngulur,” deklaroi ai për mediat.

E përditshmja britanike The Independent shkruan se Trump u ka bërë ftesë disa liderëve botërorë për t’u përfshirë në këtë bord, i cili fillimisht ishte menduar si një mekanizëm për të mbikëqyrur armëpushimin në Gaza dhe për të koordinuar rindërtimin e territorit pas konfliktit mes Hamasit dhe Izraelit.

Më pas, sipas raportimit, qëllimi i nismës është zgjeruar, me Trump-in që ka deklaruar se bordi mund të shërbejë për adresimin e një sërë mosmarrëveshjesh globale. Megjithatë, disa vëzhgues e shohin këtë si një përpjekje për të krijuar një forum alternativ shumëpalësh ndaj OKB-së, institucion të cilin presidenti amerikan e ka kritikuar shpesh si joefektiv.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *