Fabrizio Corona, personalitet i njohur i medias italiane, ka hedhur akuza të rënda ndaj mbrojtësit të Inter, Alessandro Bastoni, duke pretenduar se lojtari ka vënë baste në ndeshje ku ai vetë ka marrë pjesë. Corona tha se posedon biseda dhe prova për të mbështetur pretendimet e tij.

Ai foli në emisionin Peppi Night në Canale 21, duke theksuar se hetimi i tij mbi aktivitetin e dyshuar të basteve në futbollin italian nuk ka marrë vëmendjen e duhur mediatike dhe se sanksionet e mëparshme kanë qenë të buta.

“Lojtarët po shisnin ndeshjet e tyre në faqe të menaxhuara nga grupe kriminale rumune, shqiptare dhe kalabreze. I kam bisedat, i kam provat. Në fund u gjobitën me 250 mijë euro. Bastoni, po e them, ai po luante. Jua kam thënë dhe i kam provat,” deklaroi Corona.

Ai shtoi se Bastoni kishte vënë baste edhe për rivënie anësore dhe se ky fenomen e ka bërë futbollin të neveritshëm për të: “Kur sheh djem milionerë që vënë baste dhe manipulojnë një lojë për të cilën miliona njerëz investojnë shpirtin e tyre, është e neveritshme.”

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *