Kryetari i Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe zv/kryeministren Belinda Balluku për përdorimin e taksave të shqiptarëve për blerjen e pasurive private.
Berisha tha se Balluku ka blerë 300 apartamente, duke shfrytëzuar 20 milionë euro për kilometër rrugë, ndërsa Rama, sipas tij, ka miliarda pasuri të pashpjegueshme.
“Jep 20 mln euro kilometri e kthehet në apartamente. Po Rama ka më shumë, ka miliarda. Me ardhjen në pushtet të PD, do të krijojmë një agjenci për të gjetur dhe konfiskuar pasuritë e tyre,” deklaroi Berisha, duke paralajmëruar masa të forta kundër personave të korruptuar.
Ai shtoi se ky proces do të jetë i pandalshëm, duke e krahasuar me arrestimin e Aldo Bare: “Siç i kapëm Aldo Baret kudo në botë, do i kapim dhe do i sjellim para ligjit. Ne jemi në betejë finale për drejtësi.”
Berisha akuzoi gjithashtu qeverinë për pasurimin e pakicës dhe për zhytjen e 49% të shqiptarëve në varfëri, duke theksuar se PD do të veprojë për konfiskimin e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme.

