Gjashtë banorët e Rrjollit, të cilët u shoqëruan një ditë më parë pas përplasjeve me policinë, janë liruar këtë të mërkurë. Situata në Velipojë vazhdon të mbetet e tensionuar, pasi banorët kundërshtojnë punimet që po kryhen në tokat që i konsiderojnë pronë të tyre.

Njëri prej banorëve, pas daljes nga ambientet e policisë, tha se është shoqëruar disa herë më parë dhe nuk do të heqë dorë nga qëndrimi i tij:

“Është hera e 10 që shoqërohem nga 5 orë. Ditën e shtunë kam qëndruar 30 orë i ndaluar. Prokuroria e Shkodrës e ka quajtur të paligjshëm ndalimin tim. Ne nuk do të ndalim protestat. Do të jemi deri në fund, deri sa të fitojmë. Nuk na ndalon asgjë që të mbrojmë pronën tonë. Nuk e fal pronën, jam betuar. Do të jetë prona jonë, deri në fund, me çdo çmim.”

Banorët paralajmërojnë përshkallëzim të reagimit nëse punimet nuk ndërpriten, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një përgjigje të detajuar mbi vijimin e projektit në zonë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *