Ka përfunduar procesi gjyqësor për vrasjen e Marigona Osmanit, me vendimin përfundimtar që lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për autorin e krimit.
Gjykata Supreme ka rrëzuar ankesat e paraqitura, duke konfirmuar kështu vendimet e mëparshme të drejtësisë. Me këtë vendim përmbyllet edhe beteja gjyqësore për një nga rastet më të rënda kriminale që ka tronditur opinionin publik.
Vendimi për burgim të përjetshëm konsiderohet si masa më e rëndë ndëshkuese, ndërsa institucionet e drejtësisë theksuan se krimi i kryer ishte me pasoja të rënda dhe kërkonte ndëshkim maksimal.
Rasti i Marigona Osmanit kishte shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe kishte nxitur thirrje për drejtësi, ndërsa vendimi përfundimtar shihet si mbyllje e procesit gjyqësor për këtë ngjarje tragjike.

