• Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë më 28 shkurt se Uashingtoni ka nisur “operacione të mëdha luftarake” kundër Iranit, disa orë pasi Izraeli ka bërë të ditur se ka kryer “sulme parandaluese” drejt territorit iranian.

•Trump është zotuar se do të eliminohet “kërcënimi nga regjimi iranian”.

• Për shpërthime është raportuar në Teheran dhe qytete tjera iraniane. Irani e ka mbyllur hapësirën ajrore, ndërsa Izraeli ka aktivizuar sirena mbarëkombëtare, mes frikës për sulme hakmarrëse iraniane.

• Teksa raportohet për sulme iraniane në mbarë Lindjen e Mesme, shtetet e Gjirit Persik i kanë dënuar veprimet e Iranit që mëtojnë shënjestrimin e bazave ushtarake amerikane dhe kryeqytetet rajonale.

• Irani raportohet të jetë pothuajse krejtësisht pa qasje në internet.

• Sulmet vijnë disa ditë pas bisedimeve SHBA-Iran, duke vënë në pikëpyetje nëse do të mbahen negociatat e planifikuara për javën tjetër në Vjenë./RLP

https://www.evropaelire.org/a/izraeli-sulmon-iranin/33690304.html

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *