Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i është kërkuar të bëjë një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit pa u bërë i ditur emri i kandidatit.

Sipas Kurtit, kërkesa ka qenë që ai të garantojë paraprakisht se kandidati i PDK-së do të zgjidhej të paktën në raundin e tretë të votimit në Kuvend. Ai theksoi se një marrëveshje e tillë nuk është e mundur të pranohet.

“Kur nuk më dhanë emra, propozova Andin Ukshin Hoti. Një emër të shquar nga një familje e shquar,” u shpreh Kurti, duke shtuar se as ky propozim nuk është pranuar nga PDK.

Ai tha gjithashtu se, përveç refuzimit të këtij emri, pala tjetër nuk ka pranuar as vazhdimin e bisedimeve për këtë çështje. Sipas Kurtit, nga ai është kërkuar vetëm të nënshkruajë një marrëveshje pa emra dhe me zotim absolut për zgjedhjen e një kandidati të tyre.

“Një gjë të tillë nuk mund ta bëj,” theksoi Kurti.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *