Vedat Muriqi shkëlqeu të shtunën në mesditë, duke shënuar dy gola për skuadrën e tij, Mallorca, në barazimin 2-2 ndaj Osasunës.

Me këto dy gola, reprezentuesi kosovar ka arritur kuotën e 18 golave këtë sezon në La Liga, duke përmirësuar sezonin më të mirë në karrierën e tij. Kjo performancë e veçantë e ka çuar Muriqin përpara Samuel Eto’o-s, i cili kishte shënuar 17 gola në sezonin 2003/04.

31-vjeçari është gjithashtu pranë thyerjes së rekordin historik të golave për Mallorcan në La Liga, ku për të arritur këtë i nevojiten edhe dy gola të tjerë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *