Ish-zv/kryeministri dhe ministër i Financave, Arben Ahmetaj, rezulton nga dokumentet e SPAK se ka shpenzuar 93.500 euro gjatë një muaji në Kazinonë Dragonara të Maltës, ndërkohë që paga e tij si ministër ishte rreth 2 mijë euro.

Sipas dosjes, Ahmetaj është regjistruar në këtë kazino që nga viti 2015, duke e prezantuar veten si Ministër Financash. Gjatë vizitave të tij në korrik 2018, ai ka përdorur çipse për të luajtur në tavolinat e bixhozit, pa asnjë regjistrim që këto shuma të jenë tërhequr më pas.

Dokumentet e SPAK zbulojnë gjithashtu luksin dhe shpenzimet jashtë kontrollit të Ahmetajt, përfshirë udhëtime me makina dhe charter, pije alkoolike të shtrenjta, verëra luksoze dhe shërbime ekstra në hotele me 5 yje.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *