Presidenti amerikan deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë shënjestruar mbi 5.000 objekte në Iran gjatë operacioneve ushtarake të fundit, duke shtuar se tashmë pothuajse nuk kanë mbetur objektiva për t’u goditur.
Sipas tij, sulmet kanë përfshirë qendrat komanduese, sistemet e mbrojtjes ajrore, bazat e raketave, objektet e programit bërthamor, si dhe anije dhe aeroporte ushtarake. Në mesin e objektivave kanë qenë edhe seli të udhëheqjes politike dhe fetare iraniane. Në një nga sulmet raportohet se është vrarë edhe lideri suprem i Iranit, ndërsa pasardhës i tij është emëruar djali i tij.
Objektivat e operacioneve amerikane kanë ndryshuar me kalimin e kohës. Fillimisht synimi ishte rrëzimi i regjimit dhe shkatërrimi i plotë i programit bërthamor iranian, ndërsa tani fokusi është në dobësimin e kapaciteteve ushtarake të Teheranit.
Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes deklaroi se operacionet ushtarake do të vazhdojnë pa afat deri në arritjen e objektivave të përcaktuara.
Nga ana tjetër, presidenti bëri thirrje për ndalimin e luftës dhe për t’i dhënë një mundësi diplomacisë, duke paralajmëruar se përshkallëzimi mund të përfshijë të gjithë rajonin.
Situata mbetet e tensionuar edhe në Gjirin Persik, ku janë raportuar incidente me anije tregtare dhe rrezik për bllokim të qarkullimit detar, një zhvillim që mund të ndikojë drejtpërdrejt në furnizimin global me energji.

