Zvicra ka vendosur të mbyllë ambasadën e saj në Teheran për shkak të rritjes së rrezikut për sigurinë e diplomatëve. Ambasadori dhe pesë anëtarë të stafit të misionit diplomatik u larguan nga kryeqyteti iranian me rrugë tokësore dhe tashmë ndodhen në siguri jashtë vendit, ndërsa katër diplomatë të tjerë ishin larguar që më 3 mars.

Për dekada me radhë, diplomacia e Zvicrës ka përfaqësuar interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Iran. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ambasadë në Teheran dhe për këtë arsye interesat e tyre përfaqësohen nga misioni diplomatik zviceran.

Qeveria e Zvicrës theksoi se do të vazhdojë të përdorë rolin e saj ndërmjetësues për të mbajtur të hapura kanalet e komunikimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *